Shkëndija i fut në siklet maqedonët

Shkëndija nga Tetova është lider (me 25 pikë) pas rrethit të parë të garave në LPFM, duke mbyllur një ecuri model për tre etapat e mbetura në LPFM.

Ekipi nuk njeh disfatën, fiton 8-të nga 9-të takime në elitë, ndërsa është bindshëm skuadra më efikase në kampionatme 28-ë gola të shënuar.

Ferhan Hasani- Buba me 7-të realizime, Besart Ibraimi me 5 dhe Armend Alimi e Izair Emini me nga 4 gola i prinë listës së golashënuesve në Maqedoni.

Futbollistët e Shkëndijës janë duke shijuar tre ditë pushim të dhëna nga stafi teknik.

shkendija 12

Pas fitores të së shtunës 1:3 me Pelisterin në Manastir dhe pauzës dy javore që pason në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese është paraparë pushim disa ditorë gjatë së cilit futbollistët do të mund të marrin veten pas ritmit të ngjeshur të ndeshjeve në etapën e parë të futbollit vendor.

shkendija

Pas 9-të xhirove të zhvilluara është mbyllur rrethi i parë i garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe të gjithë parametrat me plot meritë e vendosin Shkëndijën në pozitën e parë. Në kampionatin me 10-të skuadra ku luhet në formatin e katër rretheve, “kuqezinjtë” pasi janë përballur me secilin kundërshtar kanë bilanc prej 8-të fitoreve, një barazimi dhe asnjë disfate, duke qenë lider të renditjes me 25 pikë të tubuara.

Shkëndija ka dominuar në tërësi kampionatin e deritashëm, duke bërë të vetin edhe rekordin e startit më të mirë të një ekipi në futbollin e Maqedonisë, pas rrethit të parë të garave.

Shkendija-Ballistet-780x439 (1)

 

Pas verës së suksesshme europiane ku për të dytin vit me radhë skuadra luajti në play – off të UEFA Europa League, futbollistët treguan vazhdimësi edhe në kampionat ku ishin vazhdimisht në nivel më lartë se tjerët. 28-të gola në 9-të përballje e bëjnë Shkëndijën ekipin më efikas deri në këtë fazë, ndërsa pikërisht nga tabori ynë dalin 4 golashënuesit më të mirë të momentit në LPFM.

Tabela, efekti, pikët dhe gjithë parametrat flasin për Shkëndijën, që tani më ka modelin e qartë për tre rrethet e garave që pasojnë në kampionat. Nëse mbahet ky ritëm, ekipi duhet të besojë se ka gjetur rrugën e duhur drejt titullit të kampionit. Me një fjalë, Shkëndija me lojë e  rezultate i fut në siklet maqedonët, sepse shqiptarët prijnë në të gjitha aspektet, si ekip si me shënues dhe si me shikueshmëri.

shkendija