Shkëndija fitoi ndaj Vardarit, ja sa pikë i duhen të shpallet kampion

Teksa kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit, klubi shqiptar Shkëndija është shumë afër titullit të kampionit në Maqedoni.

Shkëndija sot mposhti Vardarin 3:2 dhe tash i duhet vetëm edhe një pikë në tetë ndeshjet tjera për të fituar titullin e kampionit.

Kuqezinjtë e Tetovës kanë 72 pikë në pozitën e parë, 23 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari.