Shkëndija e Tetovës sot luan me Salzburgun

Shkëndija e Tetovës sot nis misionin për ta kaluar edhe pengesën e madhe, Red Bull Salzburg, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, ka udhëtuar drejt Austrisë, ku sot luan takimin e parë me Salzburg, në kuadër të rrethit të tretë.

Takimi fillon në ora 19:00, shkruan “GazetaOlle.com”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shkup.