Shkëndija e Tetovës, nesër zbarkon në Kosovë

Klubi i madh shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës, nesër do ta zbarkojë në Kosovë. Shkëndija, e cila në edicionin e sivjetmë do të luajë në fazën preliminarë të Ligës së Evropës do t’i kryejë testet mjekësore në Kolegjin Univers, transmeton Gazetaolle.com

Testet fillojnë prej orës 10.00 dhe do të mbahen në kabinetet e specializuara të mjekësisë sportive të Kolegjit Universi. Kjo është hera e parë që një skuadër jashtë Kosovës, i kryen testet mjekësore në Kosovë. (Gazetaolle.com)