Shkëndija e Tetovës bëhet me kryetar të ri

Abdylmenaf Bexheti është larguar nga Shkëndija, ndërsa në vend të tij zyrtarisht është emëruar Agim Kurtishi, shkruan ‘infosport.mk’, raporton Gazeta Olle.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe nëpërmjet regjistrit qëndror të Republikës së Maqedonisë, ku për president të skuadrës së Shkëndijës është zyrtarisht Agim Kurtishi.

Arsyeja e largimit të akademikut Abdylmenaf Bexhetit nga posti i presidentit të klubit tetovar, nuk kanë të bëjë me disfatën e pësuar të Shkëndijës në finalen e mbrëmshme të Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit, por për shkak të angazhimeve që ka në jetën private në të ardhmen.