Shkëndija e shet talentin e saj gjysmë milioni euro

Talenti i Shkëndijës së Tetovës, Enis Fazllagiç firmosi sot për skuadrën sllovake të Zilinës.

Lajmi u bë publik nga vetë klubi tetovar në faqen zyrtare, ndërkohë që mësohet se 18-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Gent në Belgjikë.

Fazllagiç është lojtari i tretë që largohet nga Shkëndija pas Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculit.

Nga kjo shitje skuadra shqiptare mësohet të ketë fituar plot 500 mijë euro.

Enis-Fazllagic-Shendija-MSK-Zilina-2

Mesfushori iu bashkua me Shkëndijën në vitin 2015-të, pasi luajti me të gjitha skuadrat e moshave të kuqezinjëve tetovarë duke fituar edhe disa trofe, në dy sezonet e fundit ishte pjesë edhe e skuadrës së parë të Shkëndijës me të cilën zhvilloi 19 ndeshje në kampionatin maqedonas duke realizuar dhe 2 gola.

Në sezonin e fundit talenti 18-vjeçar fitoi titullin kampion dhe Kupën me skuadrën shqiptare.