Shkëndija arsyeton investimet, secilën herë më e madhe

Shkëndija nuk ka të ndalur. Rritja e saj po vazhdon me rritëm të lartë dhe kjo u vërtetua të enjten mbrëma kur klubi i madh shqiptar nga Maqedonia arriti që të kualifikohet në rrethin e dytë të kualifikimeve të Europa Leagues, gjë që nuk e kanë bërë asnjëherë më parë kuqezinjtë.

Sukseset e Shkëndijës në garat evropiane kanë filluar të vijnë pas shkëlqesisë së saj në Maqedoni, ku është bërë krenaria e shqiptarëve në shtetin fqinj.

Rrugëtimi padyshim se nuk ka qenë aspak i lehtë, andaj këtyre sukseseve më së shumti ua dinë vlerën ata që po e mbajnë para duarsh klubin kuq e zi, posaçërisht pronari Lazim Destani dhe kompania e tij, “Ecolog”. Me rastin e kualifikimit në rrethin e dytë të Europa Leagues, Destani e ka falënderuar skuadrën për shfrytëzimin e mundësive që ia ka ofruar.

“Triumfoi zemra kuq e zi! Djelmoshat e Shkëndijës e kaluan me sukses raundin e parë të kualifikimeve dhe na dhuruan emocione të fuqishme me lojën e tyre. Përgëzime lojtarëve, stafit dhe menaxhmentit të Shkëndijës, si dhe gjithë tifozëve të skuadrës së zemrës! Uroj që të vazhdojmë me këtë nivel edhe në raundin tjetër”, ka thënë Destani.

Shkëndija shpreson ta kalojë edhe rrethin e dytë, kurse përkrahja e “Ecologut” të Destanit nuk do t’I mungojë. /Zëri/

Image
Image