Shkëndija afër goditjes më të madhe në këtë afat kalimtar, tenton futbollistin që shkëlqeu në ‘Euro 2016’

Pas angazhimit të mbrojtësit sllovak, Jan Krivak, Shkëndija po mendon edhe transferimin e mbrojtësit shqiptarë, Arlind Ajeti, shkruan “infOSport.mk”.

Pa dyshim do të ishte kjo një ndër transferimet më të bujshme të merkatos së janarit në elitën e futbollit vendor, me Shkëndijën që sërish do të sulmonte titullin e kampionit.

Arlind Ajeti aktualisht është një futbollistë i lirë, ndërsa për shërbimet e tij thuhet të jetë e interesuar edhe Tirana. Madje mediat në Shqipëri e bëjnë si të mbyllur këtë çështje, gjithnjë nëse Ajeti nuk gjenë ndonjë angazhim në Europë.

Megjithatë kur është në pyetje Shkëndija dhe “Ecolog”, atëherë gjithçka është e mundur. Ajeti do vishej “kuqezi” sërish, mirëpo kësaj rradhe me fanellën e ekipit shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, që viteve të fundit po luan një rol mjaft të rëndësishëm në futbollin vendor.

Ajeti së fundmi ishte pjesë e skuadrës zviceriane të Grashopers, aty ku u transferua nga kampionati italian, ku për disa vite me rradhë mbronte ngjyrat e Frosinones, Krotones dhe Torinos, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashu kishte luajtur edhe me ekipin e Bazelit, aty ku edhe krijoi identitetin e tij.