Shkëmbi konfirmon negociatat me Feronikelin

Bledi Shkëmbi, në një intervistë për Rtsh Sport, ka konfirmuar lajmin e publikuar nga Gazeta Olle në fundjavë në lidhje me negociatat me klubin e Feronikelit. 

“Mesa duket do të largohem nga Liria, pasi nuk kemi të njëjtat kushte si në fillim. Presidenti me të cilin kam firmosur kontratën është larguar, dhe tani janë njerëz të tjerë”, deklaroi Shkëmbi.

“Kemi pasur edhe probleme financiare. Interesim kam pasur nga Feronikeli, por ende asgjë konkrete”.

“Nuk e përjashtoj as ndonjë ekip në Superiore, pasi kërkesa kam, por gjithsesi ende herët për të folur”, shtoi ai.