Shkëmbi dhe Teuta mposhten thellë në ndeshjen e parë

Ish trajneri i Lirisë së Prizrenit, Blendi Shkëmbi dhe skuadra e tij, Teuta kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës.

Teuta e Durrësit është mposhtur 3-0 nga skuadra letoneze, Ventspils, shkruan Gazeta OLLE.

Golat për vendasit i shënuan Mikhail Sergiychuk (5’), Danills Ulimbasevs (77’), dhe Aiyegun Tosin (88’).

Kështu Teutës dhe Shkëmbit i vështirësohen punët para ndeshjes së kthimit, pas një jave.