Shkëlzen Gashi – Jahmir Hyka, kush e ka pritur këtë?

Jahmir Hyka ëndërron kampionatin amerikan të futbollit.

Edhe pse mesfushori i përfaqësueses përflitet se është shumë pranë firmës me Antalyaspor, ai tërhiqet nga ideja për të luajtur në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Hyka ka shfaqur interes dhe po ashtu, mendohet se kanë qenë të shumta skuadrat amerikane që kanë pyetur për të. Një klub mbi të tjerë interesohej për futbollistin shtatshkurtër: Colorado Rapids, ku luan edhe Shkëlzen Gashi.

Siç raportohet në portale që i kushtohen futbollit në SHBA, sulmuesi i ka lavdëruar drejtuesve të klubit Hykën aq sa për t’i bindur ata që të marrin në konsideratë mundësinë e afrimit të tij.

Tani mbetet të mësohet nëse Hyka do të niset drejt Turqisë për t’iu bashkuar Samuel Eto’o te Antalyaspor, apo do të bëhet pjesë e Colorado Rapids, për të bërë formuar një dyshe ofensive të frikshme përkrah Shkëlzen Gashit i cili është një prej zbulimeve të vitit të fundit në MLS.

Loading...