Shkëlqeu te Vushtrria, Raboshta transferohet te skuadra tjetër e Superligës?

Llapi nuk humbet kohë për të gjetur zëvendësuesin e Sebino Plakut, i cili me shumë mundësi pritet që ti bashkohet SC Gjilanit në këtë afat kalimtar.

Drejtuesit e klubit llapjan tashmë kanë arritur marrëveshje me Jasmin Raboshtën, i cili në pjesën e parë të kampionatit ishte pjesë e Vushtrrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi shqiptar “Newsport” që ka raportuar gjatë mbrëmjes së 4 janarit në lidhje me afrimin e Raboshtës në “Zahir Pajaziti”.

Raboshta ka shënuar 3 gola deri tani në këtë edicion, ndërsa ekipi i tij ndodhet në vendin e parafundit të Superligës me 15 pikë.

Në këtë merkato mund të vijë edhe largimi i Raboshtës nga Vushtria, i cili përflitet për një transferim te Llapi.