Shkëlqeu te Prishtina, Drita dhe në Skandinavi: Mediat e atjeshme e kujtojnë Xhevdet Llumnicën

Të gjithëve na kujtohen golat dhe driblimet e tij.

Xhevdet Llumnica padyshim është mes lojtarëve më të mirë të futbollit të pasluftës.

Llumnica ka bërë karrierë edhe në disa skuadra në Suedi, ndërkohë që për katër edicione ka luajtur edhe në skuadrën e Assyriska.

Ky klub e ka kujtuar një nga golat e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Xhevdet Llumnica duke festuar një gol. Ai luajti për katër edicione në Assyriska FF dhe shënoi 27 gola në 87 paraqitje për klubin”, shkruan faqja e Assyriskas.

Llumnica tashmë jeton në Suedi ku e ushtron rolin e trajnerit në kategori të reja të shtetit skandinav.