Shkëlqen në Superioren shqiptare, por mund të largohet shkaku i pagave

Në dhjetor pritet të ketë eksod lojtarësh te Flamurtari, kjo për shkak të situatës së krijuar me pagat.

Kjo është diçka normale në Vlorë, ku ekipi tashmë ndryshon çdo 6 muaj, dhe për të diskutuar për futboll, as që bëhet fjalë të diskutohet në atë klub.

Pagat, gjyqet dhe largimet janë refreni, teksa së fundmi ka paralajmëruar se do të largohet me 1 dhjetor edhe Donjet Shkodra raporton “Panorama Sport”.

Mesfushori nga Gjilani duket se nuk do të presë as përfundimin e pjesës së parë të sezonit.