Shkëlqen Liverpooli, pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Liverpooli e ka fituar përballjen e parë të Play Offit për sigurimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

‘The Reds’ kanë triumfuar në udhëtim te Hoffenheim, me rezultat 1:2.

Alexander Arnold në minutën e 35’-të dhe Nordtveit me autogol në minutën e 74’-të, shënuan për fitoren e Liverpoolit.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Uth në minutën e 87’.

Ndeshja e kthimit në ‘Anfield Road’ zhvillohet pas një jave.