Shkëlqen karateisti kosovar, fiton medaljen e bronztë në evropian

Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Karateisti ynë fitoi të bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria -68 kg.

Betimi shënoi katër fitore, tri prej të cilave në repesazh.

Në luftën për të bronztën mundi Krystoë Cëezcyak të Polonisë.

Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.

Nesër garojnë U-21.