Shikoni se si duket tabela pas ndeshjeve të sotme në Vala Superligë (FOTO)

Llapi e ka nisur me fitore edicionin e ri 2017/2018 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në përballjen e të shtunës që u zhvillua në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nikoqirët mposhtën Drenicën me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa skuadra mysafire pati një paraqitje të mirë.

Në gjysmën e dytë ishin vendasit ata që e kërkuan golin dhe e zhbllokuan rezultatin.

Mirlind Daku shënoi me kokë golin e fitores për skuadrën vendase.

Këto janë tri pikët e para të Llapit në sezonin e ri, derisa Drenica do të kërkojë pikë në ndeshjen e radhës.

Më poshtë e keni tabelën pas ndeshjeve të sotme.

t