Shikoni se çka na zbulon Haxhi Krasniqi në rrjetet sociale

Pasi u konfirmua si mbret i Evropës, tash Haxhi Krasniqi i ka idetë e qarta rreth synimeve të tij, shkruan zeri.info.

Ai nuk e ka fshehur dëshirën për t’u shpallur kampion bote, teksa i ka zbuluar brezat e artë që i ka fituar gjatë karrierës.

“13 vjet punë e madhe dhe 53 luftëra. Për 5 vjet në top turneun evropian dhe botëror në dy kategori të peshave të ndryshme, kjo më bën mjaft të lumtur. Si kampion i Evropës, ndihem mjaft mirë dhe jam në disponim të mirë. Kjo tregon se titulli botëror nuk do të shkojë gjatë”, ka shkruar Krasniqi në “Instagram”.

received_10156735341443641