Shikoni golin e dytë të Muriqit sot, futet në top 5 golashënuesit në Turqi

Sulmuesi i Kosovës realizoi dy gola ndaj skuadrës Kayserispor.

Vedat Muriqi ishte në top-formë sot në sfidën që skuadra e tij, Rizespor, e fitoi 3:1 kundër Kayserispor, shkruan GazetaOlle.com.

Sulmuesi kosovar realizoi dy gola në këtë takim për t’ia siguruar skuadrës e tij një 3-pikësh tjetër. Golin e parë Vedati e realizoi pas një kthimi të gabuar të topit nga portieri, teksa golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë dygolësh, Muriqi tani ka plot 10 gola në Superligën turke të futbollit.

Me këtë statistikë, ai është futur në top 5 golashënuesit më të mirë të Superligës turke. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kombëtaren e Kosovës.