Shikoni golin, rastet dhe gjendjen e stadiumit në Merdarë, në ndeshjen Llapi – Feronikeli (VIDEO)

Skuadra e Llapit ka mposhtur kampionët në fuqi të Kosovës, Feronikelin me rezultat 1:0.

Në një terren mjaftë të vështirë dhe në mesin e rreth 300 shikuesve në stadiumin në Merdarë, ishin djemtë e Tahir Batatinës ata që morën pikët e plota nga takimi i javës së tetë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

Minutat e para të takimit u zhvilluan kryesisht të qetë pasi asnjëra skuadër nuk lëshohej shpejtë në sulm duke marrur parasysh terrenin e vështirë pas reshjeve të shiut.

Llapjanët me kundërsulme po rrezikonin më shumë, vlen të përmendet rasti i Zogianit goditja e të cilit shkon jashtë portës së Flamur Nezirit.

Feronikeli ishte skuadër më kërkuese duke krijuar raste dhe  duke mbajtur topin më shumë në mesin e pjesës së parë.

Por, Llapi përfundim të pjesës së parë i`a arriti të shënoi, kjo ndodhi falë një krosimi të mirë të Muhamet Muratit i cili dërgon topin në kokën e Egzon Sinanit që mposhtë portierin Neziri, ndodhi kjo në minutën e 40-të./Gazeta Tribuna/