Shikojeni se me kë u shoqërua Neymar mbrëmë në festën e ”Halloween”-it

Neymar kaloi një mbrëmje fantastike dje duke shkëlqyer në fitoren e PSG-s prej 5:0 ndaj Anderlechtit.

Futbollisti më i shtrenjët në botë shënoi një gol në ndeshjen e djeshme ndaj belgëve, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Por, paraqitjen më të mirë mbrëmë e bëri mbrojtësi, Layin Kurzawa, i cili arriti të shënojë tregolësh.

Kjo paraqitje e djeshme e PSG-s tregon që parisienët janë favorit për ta fituar titullin e Champions Leagues.

nintchdbpict000363944377

Dhe Neymar pas ndeshjes vendosi që me shokët e tij ta festojnë festën e Halloween-it.

Braziliani ishte veshur si ”The Joker”, rol i cili luhet nga Jaret Leto në filmin, ”Suicide Squad”.

Ai ishte i shoqëruar me bashkëkombasin e tij, Dani Alves si dhe portierin e PSG-s, Kevin Trapp.

Megjithatë, Neymar në këtë mbrëmje ishte i shoqëruar edhe nga motra e tij, Rafaella. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000363944376