Shikojeni golin më të ri të Shkëlzen Gashit (VIDEO)

Shkëlzen Gashi ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen që Baseli po e zhvillon me Grasshopersin në kuadër të Superligës së Zvicrës.

Gashi realizoi në pjesën e parë nga gjuajtja e lirë, ndaj ish-skuadrës së tij.

Rezultati momental është 2:3 për Baselin, kur po luhet pjesa e dytë. Taulant Xhaka është në bankinë.

Me këtë gol, Gashi tregon se mbetet njëri nga aseset më të mëdha të Kombëtares, sidomos pas shortit të hedhur sot, ku ndodhen me Italinë e Spanjën në grup. /Gazeta Olle/

 

http://www.dailymotion.com/video/x2z991t_shkelzen-gashi-goal-grasshopper-0-1-basel-25-07-2015_sport