Shikojeni golin e Besar Halimit të shënuar në minutën e parë (VIDEO)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, ka realizuar golin e parë në fanellën e skuadrës së re, FSV Frankfurt.

Madje, Halimi ka arritur të shënojë në minutën e parë, në ndeshjen që po luhet me Karlsruher SC, në kuadër të Bundesligës 2, shkruan GazetaOlle.com.

Pas 45 minutave, rezultati momental është 1:1.

Halimi u huzua në Frankfurt nga Mainz 05, tek të cilët u transferua muajin e kaluar nga Stuttgart Kicker.

 

https://www.youtube.com/watch?v=TlAUUuDf-Ok