Shikojeni eurogolin e Zhdrellës dhe golin e anuluar të Dritës (VIDEO)

Prishtina e ka mposhtur me mund të madh Dritën e Gjilanit me rezultuat 1:0, në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm e shënoi, Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë. Ky ishte goli i tij i dytë me fanellën e Prishtinës dhe i pari pas 221 ditëve.

Më mposhtë mund të shihni raportin e plotë të ndeshjes nga televizioni “Tribuna Channel”.