Shikojeni edhe një herë super pritjet e Berishës dhe rastin e Roshit (VIDEO)

Shqipëria nuk shënoi, por as nuk pësoi në Kopenhagë. Kuqezinjtë morën një barazim 0:0, falë super pritjeve të Etrit Berishës, që ishte trimi i ndeshjes.

Por, në sekondat e fundit të kohës shtesë, skuadra e Gianni de Biasit ka mundur të rrëmbejë tri pikë. Odise Roshi pati rast të artë, por ashtu si Berisha që shpëtoi Shqipërinë, këtë herë Schmeichel shpëtoi Danimarkën.