SHIFRA REKORDE: Partizani – Tirana: Ky është numri i biletave të shitura për duelin e nesërm

Derbi i madh, Partizani – Tirana pritet të grumbullojë shifër rekorde të tifozëve.

Në stadiumin ‘Air Albania’ tashmë janë shitur 17.500 bileta njofton skuadra e Partizanit, përcjellë Gazeta Olle.

“Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00.

17.500 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme. Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Derbi i madh, zhvillohet nesër nga ora 19:00./Gazeta Olle