SHGSK takon mikun e madh të sportit të Kosovës, Marius Vizer

Në ditën e parë të Kongresit të 83-të të AIPS që po mbahet në Budapest të Hungarisë, presidenti i SHGSK, Edmond Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm Artan Muhaxhiri takuan presidentin e Federatës Botërore të Xhudos (IJF) Marius Vizer.

Takimi me mikun e madh dhe mbështetësin e xhudos kosovar Marius Vizer ishte jashtëzakonisht miqësor meqë gazetarët sportivë nga Kosova, janë figura të njohura për të parin e xhudos botërore.

Vizer ka pranuar dhuratë hartën e Kosovës me gurë, simbolikë e pasurisë natyrore dhe jo vetëm, e vendit tonë.

Poashtu një dhuratë të ngjajshme Thaçi e Muhaxhiri ia dhuruan edhe Sebastian Coe, president i Federatës Botërore të atletikës (IAAF), nga i cili takim për shkak të protokollit të tij ishte e pamundur të realisohen foto.

Pas takimit një ditë më parë me Gianni Infantinon, president i FIFA-s, edhe në ditën e dytë të qëndrimit në Hungari, SHGSK-ja po vazhdon intenzitetin e prezantimit sa më të mirë të Kosovës dhe vlerave të gazetarisë sonë sportive.