Liridon Latifi e ka vazhduar shkëlqimin në Superioren e Shqipërisë, duke e shënuar edhe një gol nën fanellën e Skënderbeut.
Ish-futbollisti i Prishtinës realizoi nga afërsia për epërsinë e parë të ‘mbretit’ kundër Flamurtarit, ndërsa ndeshja u mbyll 2:0.
Skënderbeu e ka vazhduar dominimin total në futbollin e Shqipërisë, duke e fituar kështu edhe titullin e pestë me radhë.