Shënon Kuqi

Futbollisti nga Kosova, Njazi Kuqi, shënoi për Inter Turkun, por nuk i ndihmoi që të kthehen me një pikë nga ballafaqimi me VPS-në.

Inter Turku pësoi humbje me rezultat 3:2 nga VPS, në ndeshjen e javës së 17-të të elitës së futbollit finlandez. Kuqi shënoi në minutën e 61-të, kur barazoi rezultatin 2:2, ndërsa 12 minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.

VPS mban pozitën e dytë me 30 pikë, shtatë me shumë se Inter Turku që renditet i gjashti. Ndërkaq, Erfan Zeneli e Mehmet Hetemaj u paraqitën titullarë për fitoren e SJK me rezultat 2:0 ndaj vendasve të JJK-ës. Zeneli u zëvendësua në minutën e 73-të, kurse SJK zënë vendin e tetë me 22 pikë.