Shënoi kundër Juventusit, Godin komenton edhe vendimet e VAR-it

Diego Godin e ndjen se Atletico Madridi bëri një paraqitje të kompletuar dhe efektive, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, për të mposhtur Juventusin 2:0.

Ai shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, transmeton Gazeta Oll.

“Ne jemi shumë të lumtur, kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Godin për UEFA.com.

“Ishte një paraqitje e kompletuar dhe efektive, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pasi të gjithë kemi pasur qëndrimin e duhur. Ne krijuam shumë shanse të pastra, duke përfshirë dy kur ishim një-në-një me portierin, patëm një gol të anuluar nëpërmjet VAR-t dhe një tjetër që goditi shtyllën”, është shprehur uruguaiani.