Shënoi gol me dorë, rrezikon dënimin sulmuesi italian

Sulmuesi i Milanit, Patric Cutrone, shënoi golin e parë në ndeshjën Milan – Lazio, që përfundoi me rezultat 2:1 për kuqezinjtë.

Sulmuesi i Shpresave të Italisë, dërgoi skluiadrën e tij në epërsi pas një harkimi të Calhanoglu në minutan e 15-të, por ajo që vlen të theksohet është se goli u shënua me dorë, shkruan Gazeta Olle. Image result for cutrone vs strakosha Megjithatë këtë gol, i cili ishte i parregullt dhe është dashur të anulohet, nuk e vërejtën as gjyqtari kryesor, Irrati dhe as asistenti i tij, Passeri.

Megjithatë është dashur të anulohet nga sistemi Var, ku ishin në përkujdesje Rocchi e Di Liberatore, por që nuk sinjalizuan gjyqtarin kryesor.

See the source image

Tashmë nga provat e marra në TV, Cutrone rrezikon denimin me dy ndeshje mos lojë, për shënimin e golit të parregullt.

Vetë sulmuesi italian deklaroi se nuk kishte vërejtur që kishte prekur topin me dorë, por vetëm kishte goditur në drejtim të portës së Strakoshës me kokë. /Gazeta Olle/

See the source image