Shëngyli: E kemi ditur forcën e tyre, luftojmë për Superligë!

Feronikeli është skuadra e fundit që siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Sot, skuadra nga Drenasi fitoj me rezultatin 2:0 në Prizren ndaj Lirisë.

Hoti dhe Bojku ishin shënuesit për ‘Niklin’ në këtë sfidë.

Pas ndeshjes, trajneri i Lirisë, Skender Shëngyli tha se primare për ta është inkuadrimi në Superligë dhe jo lufta për Kupë.

“Ishte një test i mirë për ne para fillimit të Ligës së Parë, duke ditur se kemi nisur me vonesë stërvitjet jam i kënaqur me ekipin.

Liria, do të synojë inkuadrimin në Superligë këtë vit dhe nuk ka kapacitet të luftojë në dy fronte.

Kemi qenë të vetishëm për forcën e Feronikelit pasi kanë lojtarë mjaft cilësor, andaj iu dëshirojë suksese në vazhdim.

Gjithsesi, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi, anise kishim disa mungesa në këtë takim”, tha Shëngyli për SSK, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë rrjedha kronologjike e ndeshjes.

Kupa e Kosovës

Liria 0:2 Feronikeli

90’+1 GOOL: Penallti për Feronikelin, Hoti shënon për 0-2.

88′ GOOL: Feronikeli kalon në epërsi, 1-0, Bojku shënues.

75‘ Hodaj më meritori te Liria që rezultati nuk ndryshon, pas goditjes nga Hoti, shtylla shpëton portën e Hodajt, ndërsa më pas tenton edhe Loshi por gardiani i Lirisë tregohet fantastik.

73′ Pas harkimit nga Hoti, Dabiqaj gjuan sërish me kokë por i mungon saktësia.

70‘ Bojku i Feronikelit kërkon penallti, por ndëshkohet me të verdhë pasi gjyqtari Kasumi e vlerësojë si simulim.

69′ Simon Loshi lëshon fushën, në vend të tij Andi Qorri. Zëvendësimi i dytë nga Sopi i Feronikelit.

62′ Rasti më i mirë në pjesën e dytë. Gjuan me kokë Dabiqaj i Feronikelit por pret Hodaj.

58′ Ende asnjë rast i mirë shënimi nga dy anët, lojë kryesisht e zhvilluar në mesfushë.

53‘ Hoxha largohet nga loja në vend të tij Mendurim Hoti te Feronikeli.

48′ Memaj i Lirisë tenton gjuajtjen nga distanca, por pret Troshupa.

46‘ Fillon pjesa e dytë në Prizren.

45’+1 Përfundon pjesa e parë.

44‘ Mevlan Zeka i Feronikelit afër golit të parë por pret portieri vendas.

35‘ Karahoda rrezikon, por topi përfundon jashtë portës.

30′ Feronikeli merr kontrollin e lojës, tashmë po rrezikon më shumë portën e Lirisë.

22‘ Bukur harkon Da Silva brenda zonës së Lirisë, por në rrjet nuk arrin ta dërgon topin Besmir Bojku.

20‘ Liria ka iniciativën e lehtë në fushë ku vazhdimisht po bën presion drejt portës së ‘Niklit’.

18′ Rast ideal për Loshin te Feronikeli, ku nga afëria nuk arrin ta dërgon topin në rrjetë.

11‘ Bojku (Fer) tenton nga distanca por shumë larg portës së Hodajt.

10′ Feronikeli në ‘gjumë’ në këto minuta, ende asnjë gjysmë rast i pakrijuar nga ta.

3′ Rast për Lirinë nga goditja e lirë por goditet vetëm ‘muri’ i krijuar nga futbollistët e Feronikelit.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Liria: Hodaj, Bytyqi, Lila, Igumanovic, Gjeraj, Susuri, Islamaj, Tafili, Gashi, Memaj, Karahoda.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Berisha, Hoxha, Islami, Bojku, Dabiqaj, Da Silva, Hoxha, Loshi, Zeka.