Shend Kelmendi mund t’i bashkohet kësaj skuadre kosovare në dimër

Sulmuesi Shend Kelmendi, në verën e këtij viti kaloi Skënderbeu në verën e këtij viti.

Ish-futbollisti i Prishtinës para se te firmoste me skuadrën nga Korça, si fillim kaloi te Trepça ’89.

Kryetari i ’89-shit, Abedin Zeka thotë se Kelmendi mund të rikthehet te Trepça ’89.

abedin zeka

“Shendi është nën kontratë me ’89-shin. Do ta analizojmë situatën bashkë me lojtarin dhe Skënderbeun. Nëse e shohim të interesit që është më mirë për karrierën e Shendit të vijë te ne për të luajtur më shumë dhe për t’u zhvilluar, po ashtu për ekipin tonë, sigurisht se do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Zeka për Zërin i cili pret që gjatë verës t’i marrë dy-tri oferta për lojtarët e tij nga klubet e huaja.
Ndryshe, Kelmendi nuk pati shumë hapësirë në Skënderbe në sezonin që po përfundon.

89-shi i ka shtatë pikë më pak sesa kryesuesi Llapi, me të cilin luan në fundjavë.

shendkelmendi