Shend Kelmendi bëhet me skuadre të re, arrin marrëveshje me klubin e njohur

Sulmuesi anësor Shend Kelmendi do të jetë përforcimi i ri i Llapit.

Skuadra bardhëekaltër që do të udhëhiqet nga Bylbyl Sokoli sezonin e ardhshëm ka vazhduar me përforcime.

GazetaOlle.com merr vesh që klubi dhe lojtari që në sezonin e shkuar ruajti ngjyrat e Trepçës ’89 ka arritur marrëveshje me Llapin.

shendkelmendi

Kelmendi i shtohet numrit të madh të transferimeve te Llapi që sezonin e ardhshëm do ta kërkojnë titullin.

Shend Kelmendi ka qenë pjesë e Skënderbeut që është dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në garat evropiane. /Gazeta Olle/