Shefki Kuqi: “Disa yje i kthehen Kosovës, disa jo”

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Shefki Kuqi, që karrierën më të madhe e ka kaluar në Angli, duke shijuar edhe Premierligën, u ka treguar mediave angleze për emocionet e pranimit të Kosovës në UEFA.

Ai është pyetur edhe nëse lojtarët me prejardhje nga Kosova, që luajnë në Angli do të zgjedhin vendin e rrënjëve të tyre.

“Ata (kosovarët) janë të pasionuar pas futbollit të tyre. Kosova është një vend shumë i vogël, por që ka shumë lojtarë të talentuar në gjithë Evropën”, ka deklaruar Kuqi për BBC, përcjellë GazetaOlle.com.

Valon Behrami (Ëatford/Zvicër) dhe Xherdan Shaqiri (Stoke City/Zvicer), mund të lënë Zvicrën për Kosovën.

BBC mëson se është një rast shumë i mirë që FIFA do t’i lejojë lojtarët nga Kosova që kanë luajtur për kombëtaret tjera të lejohen të zgjedhin se për kë duan të luajnë.

Në lidhje me këtë, Kuqi që ka luajtur për Finlandën deklaroi: “Këta lojtarë që kanë luajtur për Zvicrën kanë luajtur në Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian. Nuk është e lehtë që ata të kthehen. Është një pikëpamje personale e tyre. Disa mund të kthehen të luajnë për Kosovën, dhe disa ndoshta do të vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren me të cilën kanë luajtur deri tani”.

Kuqi, tani është trajner i PK 35 në Finlandë. /Olle