Shefat Isufi kyrqëzon dorëzat për titull bote

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi nga Bujanoci do të përballet me britanikun Billy Joe Saunders sonte për titullin e botës në WBO.

Meçi do të zhvillohet sonte në Londër, që është i vlefshëm për titullin e kampionit të botës WBO në kuadër të peshave super të mesme.

Isufi është shqiptar i Bujanocit, teksa ka lindur në Tërnoc të Madh dhe karriera e tij ka qenë e përcjellë me suksese të shumta.

Nga 32 duele të zhvilluara 29-vjeçari i ka fituar 27 prej tyre, ka tri humbje dhe dy barazime.

Boksieri shqiptar përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, teksa në kategorinë e tij në ranglistën botërore të përbërë nga 1285 boksierë atij i takon vendi i 33-të.

Lufta e bokserit shqiptar fillon në ora 23:00