SHBA shkarkon Jurgen Klinsmannin

 Jurgen Klinsmann nuk është më trajner i SHBA-ve. Trajneri i mirënjohur është shkarkuar nga Federata e këtij vendi për shkak të rezultateve të dobëta, njoftojnë mediat amerikane, raporton Gazeta Olle.

Përkundër rezultateve jo të mira në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, trajneri gjerman kishte thënë se ndihet i qetë në pozitën e tij, mirëpo, të hënën erdhi vendimi për shkarkimin e tij.

Ai drejtonte SHBA-t që nga viti 2011.

Loading...