Shatri i lumtur me titullin e kampionit

Skuadra e Prishtinës në konkurrencën e femrave në basketboll arriti të fitoj titullin e kampionës duke mposhtur në ndeshjen e tretë finale Penzën në shtëpi të saj me rezultat 78:69, për rezultatin përfundimtar 2:1 me ndeshje.

Trajneri i prishtinasve Fidan Shatri, është shprehur i lumtur me këtë sukses.

“Normal që ka qenë shumë e vështirë pasi që në serinë finale hymë me humbjen e Kupës dhe vendit të parë por nuk u dorëzuam asnjëherëpasi që kampioni shpallet në fund të kampionatit e jo në gjysmë sezonë e më vend të parë.E vërtetuam që në mesjave nuk fituam me refere siç ishin komentet e deklaratat”, u shpreh fillimisht Shatri, për GazetaOlle.com
Ndryshe ai ka falenderuar lojtaret e tij për ndeshjet të cilat kanë zhvilluar këtë edicion.

“I falënderoj vajzat shumë për djersën që kanë derdhë gjatë këtij viti. Falënderoj Elviren,Vlorën për mbështetje, gjithashtu familjen time e në veçanti të fejuarën time për përkrahje maksimale”, përfundoi Shatri.