Shaqiri vs Cerci statistikat e njëri-tjetrit

Derbi i qyteti ndërmjet Interit dhe Milanit, pritet të zhvillohet sonte. Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, dhe sulmuesi italian Alessio Cerci, janë vënë përballë njëri tjetrit para këtij takimi, transmeton GazetaOlle.com

Të dy futbollistët kanë përforcuar skuadrat e të njëjtit qytet në afatin kalimtar të janarit.

Shaqiri ka krijuar më shumë raste shënimi 22 përdersia Cerci 14. Në fanellën e Interit Shaqiri ka 10 paraqitje përderisa sulmuesi italian 13.

Cerci ka realizuar vetëm një gol deri më tani në fanellën e Milanit, sa ka edhe Shaqiri në fanellën e Interit.

 

shaqiri-cerci-640x420