Shaqiri ‘thumbon’ Mancinin

Pesë gola dhe gjashtë asiste në pesë ndeshjet e fundit të luajtura me fanellën e kombëtares zvicerane, dhe 17 gola në 46 paraqitje me bardhekuqtë: shifra të jashtëzakonshme për Xherdan Shaqirin me Zvicrën e tij.

Një ritëm që mund ta lejojë të kapë dhe të kalojë në një kohë të shkurtër rekordin e Alexander Freit, i cili ka realizuar 42 gola në 84 ndeshje me kombëtaren. Edhe pse Shaqiri nuk nxiton për të shkruar historinë me Zvicrën.

“Do të më duhet pak kohë para se të kap Frein, por jam akoma i ri. Sigurisht, është gjithmonë e bukur të shënosh dhe të japësh asiste. Jam i lumtur kur kam mundësi të ndihmoj skuadrën”, ka pohuar sulmuesi me origjinë shqiptare, i cili ka realizuar golin e fitores 201 në takimin e fituar nga Zvicra kundër Lituanisë në eliminatoret e Euro 2016.

Por si mund të shpjegohet kjo diferencë rendimenti mes kombëtares dhe Interit? Shaqiri është përgjigjur në këtë mënyrë: “Jam i lumtur për besimin që më jep trajneri i kombëtares dhe për mbështetjen e shokëve të skuadrës”.

“Kemi një shpirt skuadre dhe kjo duket qartë në fushën e lojës. Te kombëtarja ndihem shumë mirë dhe për këtë arsye mund të jap një rendiment më të lartë”.