Shaqiri paralajmëron Milanin

Futbollisti i Interit, Xherdan Shaqiri ka folur para ndeshjes me Milanin, ku ka thënë se qëllimi i tyre është fitorja, pasi dëshirojnë t’i bëjnë tifozët e lumtur.

“Është një ndeshje vitale dhe ne kemi dëshirë të madhe për ta fituar. Ky është derbi im i parë. Jam duke pritur një natë të madhe dhe ne dëshirojmë t’i bëjmë tifozët e lumtur duke mposhtur Milanin”, tha Shaqiri gjatë konferencës për media.

“Mentaliteti ynë ka shumë rëndësi, sikurse edhe niveli ynë. Ne duhet të jemi të motivuar në maksimum dhe të tregojmë respekt për kundërshtarin tonë. Ne duam të kthehem në futbollin evropian”.

Shaqiri po ashtu foli edhe për futbollin italian, ku tha se është përshtatur shumë mirë dhe nuk ka ndonjë problem.