Shaqiri në top-pesëshe

Mesfushori Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Stoke Cityt kundër Chelseat në fundjavë. Anësori shqiptar shkëlqeu në krahun e djathtë, duke i shkaktuar londinezëve shumë probleme.

Vetëm Mesut Ozil me shtatë raste të krijuara ishte më i mirë në javën e dymbëdhjetë në Ligën Premier se 24-vjeçari, i cili renditet në vendin e dytë me katër raste të krijuara.

Lista e lojtarëve më të rrezikshëm mbyllet me Philippe Coutinhon, Aaron Cresswell dhe Willianin të cilet kanë krijuar po ashtu nga katër raste.

Vlen të theksohet se Shaqiri ishte ‘Lojtari i Ndeshjes’, duke u vlerësuar me notën tetë.