Shaqiri mungon në stërvitjen e fundit te Liverpool, çfarë po ndodh…

Premierliga pritet të rifillon shumë shpejt, ndërsa skuadrat tashmë kanë filluar stërvitjet e tyre.

Kurse, te skuadra e Liverpoolit kanë munguar dy futbollistët e njohur, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për mesfushorin Gini Wijnaldum dhe anësorin Xherdan Shaqiri të cilët munguan në ndeshjen e nesërme.

Wijnaldumi ishte në tribunat e “Anfield”-it për këtë ndeshje, por që nuk luajti fare.

Nga ana tjetër, Shaqiri nuk ishte fare i pranishëm.

Asnjë arsye nuk është dhënë për mungesën e tyre deri më tani, por që Klopp synon t’i ketë në top-formë futbollistët para rikthimit të futbollit elitar anglez.

Ndryshe, ka pasur shumë spekulime javëve të fundit për të ardhmen e Shaqirit, e cila pritet të jetë larg Liverpoolit.