Shaqiri largohet nga Liverpool, ja kush e zëvendëson

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Liverpooli, duket të jetë gjithnjë e më e pasigurt.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i duhet së shpejti të forcojë repartin e tij sulmues, e një gjë të tillë, sipas mediave angleze ai do e bëjë duke e larguar Xherdan Shaqirin, e në vend të tij do e sjellë David Neres nga Ajax.

Siç shkruan tabloidi britanik The Sun, futbollisti kosovar nuk i ka përmbushur pritjet e Klopp, dhe në fund të këtij sezoni trajneri gjerman ‘mund t’i tregojë derën atij’.

Nëse Shaqiri largohet nga të kuqtë, Klopp atëherë duhet të fillojë menjëherë kërkimet për një sulmues tjetër, dhe mediat po pretendojnë se ai mund të jetë David Neres.

22-vjeçari ka luajtur një rol të madh në formën e Ajaxit këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe 15 asistime, në 46 paraqitje në total.Neres, konsiderohet të arrijë vlerën 45 milionë dollarë gjatë kësaj vere, shumë kjo mjaft e lartë për Klopp.

Ndryshe, Shaqiri u bashkua nga Stoke City te Liverpool gjatë verës së vitit që lamë pas, me të cilët ka 6 gola e tre asistime në 27 paraqitje.