Shaqiri i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë atyre që po e kritikojnë në Zvicër

Xherdan Shaqiri së fundi ka qenë cak i sulmeve nga mediat zvicerane.

“Shaqa” ka refuzuar të luajë për kombëtaren zvicerane për dy ndeshjet e shtatorit, për arsye se dëshiron të koncentrohet sa më shumë në rikthim sa më të fuqishëm te Liverpool, shkruan Gazeta Olle.

Por disa media në Zvicër kanë kritikuar futbollistin nga Kosova duke thënë se ai nuk iu bashkua “helvetëve” sepse nuk ju dha shiriti i kapitenit.

Por Shaqiri ka reaguar me një “InstaStory” duke treguar medaljet e fituara nga ai./GazetaOlle

Image