Shaqiri, hero i Zvicrës (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ishte hero i Zvicrës në fitoren e rëndësishme në udhëtim te Lituania me rezultat 2:1, në kuadër të Grupit E në eliminatoret e ‘Euro 2016’.

Lituania kaloi e para në epërsi me golin e Fiodor Cernych në minutën e 65-të. Por, katër minuta më vonë për zviceranët barazoi Josip Drmic.

Shaqiri festoi duke menduar se e kaloi skuadrën e tij në epërsi dhjetë minuta para fundit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Mirëpo, ylli kosovar shënoi një gol të rregullt në minutën e 84-të, për fitoren e madhe të ekipit helvetik. Pas kësaj fitoreve, Zvicra mbetet në pozitën e dytë me 12 pikë, tri më tepër se Sllovenia, që humbi nga lideri Anglia me rezultat 2:3.

Jack Wilshere shënoi dy herë kurse Wayne Rooney realizoi golin e fitores për anglezët, katër minuta para fundit. Në takimin tjetër, Estonia e mposhti San Marinon me rezultat 2:0. Në Grupin C, Spanja fitoi në udhëtim te Bjellorusia me rezultat 1:0, falë golit nga David Silva.

Por, Sllovakia vazhdon të jetë në pozitën e parë, pas fitores 2:1 ndaj Maqedonisë. Arijan Ademi realizoi golin e vetëm për maqedonasit, kurse Ferhan Hasani u përjashtua me karton të kuq.

Zlatan Ibrahimovic realizoi dy gola në fitoren e Suedisë ndaj Malit të Zi me rezultat 3:1 në Grupin E. Ndërsa, Austria fitoi 1:0 në udhëtim te Rusia. Lihtenshtajni dhe Moldavia luajtën baras 1:1.

https://www.youtube.com/watch?v=f3W2qqc4YrY