Shaqiri falënderon tifozët e Zvicrës dhe Kosovës

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ për të falënderuar tifozët e Zvicrës dhe të Kosovës, për mbështetjen e dhënë gjatë këtij kampionati evropian.shaqa

“Falënderoj familjet tona, shokët, tifozët e Zvicrës, të Kosovës dhe barë botës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë Euro 2016”, ka shkruar Shaqiri.