Shaqiri ende i pavendosur për të ardhmen

Mesfushori gjilanas, Filonit Shaqiri ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes së tij. 21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ku kishte paraqitje mjaftë të mira, dhe pas skadimit të kontratës ka mbetur lojtar i lirë.

Në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, Shaqiri tregon se ka pasur interesime nga tri skuadra të Superligës por ende nuk ka vendosur se ku do të luaj. “Tri skuadra nga elita e futbollit kosovar kanë shprehur interesim për mua por ende nuk ka diçka zyrtare. Interesimi ka qenë por pa dërguar ndonjë ofertë. Gjatë këtyre ditëve do të vendosi se ku do të vazhdoj karrierën”, tha Shaqiri.

Ai më parë ishte edhe pjesë e juniorëve të Prishtinës, ndërsa ka luajtur edhe për Gjilanin në Ligën e Parë ku ishte kapiten i bardh e kuqve para se të transferohej te Drenica.