Shaqiri asiston, Xhemajli shënon

Xherdan Shaqiri ka asistuar, kurse Blerim Xhemajli ka shënuar. Ky ishte aksioni që prodhoi golin e parë të Zvicrës në miqësoren të cilën po e fitojnë 1:0 me Lihtenshtajnin.

Xhemajli realizoi në minutën 29.

Titullar për Zvicrën po luajnë edhe tre shqiptarët tjerë: Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami. Granit Xhaka është në bankë.

https://www.youtube.com/watch?v=TAbsw_UGbic