Shansi i fundit, ja çfarë mund të bëj klubi i Skënderbeut për të rindezur shpresën

Skënderbeu dje u njoh me vendimin e KAS-it, i cili la në fuqi dënimin e UEFA-s me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane si dhe një gjobë prej 1 milionë euro.

Por korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim. Ajo është Gjykata Federale në Zvicër. Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale.

Skenderbeu-para-Kairat

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili në një intervistë për “Panorama Sport”, disa javë më parë shprehej: “Nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës”.